Për herë të parë në histori, një aeroplan Airbus A340 është ulur në Antarktidë. Hi Fly, një kompani aviacioni qëndron pas fluturimit. Kompania është e specializuar, e cila do të thotë se ata marrin me qira aeroplan dhe janë përgjegjës për sigurinë e tij, mirëmbajtjen dhe logjistikën.
Aeroplani u porosit nga Wolf’s Fang, një kamp pushimi në kontinentin më jugor të botës dhe solli furnizimet e nevojshme në vendpushimin. Wolf’s Fang është një projekt i ri nga kompania turistike e nivelit të lartë të Antarktidës White Desert, raporton cnn.
Çdo fluturim zgjati pesë deri në pesë orë e gjysmë gjersa ekipi kaloi më pak se tre orë në tokë në Antarktidë, duke mbuluar 2500 milje detare.
Pista me akull në pronën e Wolf’s Fang është caktuar një aeroport i nivelit C, pavarësisht se teknikisht nuk është një aeroport. Kjo do të thotë se vetëm ekuipazhi shumë i specializuar mund të fluturojë atje për shkak të kushteve sfiduese.
Edhe pse akulli është i “mrekullueshëm”, ai mund të jetë gjithashtu shqetësues për pilotët për shkak të shkëlqimit të tij.
Fluturimi i parë i regjistruar në Antarktidë ishte një monoplan Lockheed Vega 1 në vitin 1928, i pilotuar nga George Hubert Wilkins, një pilot dhe eksplorues ushtarak australian. Ai u nis nga ishulli “Deception Island” në ishujt Shetland Jugor. Projekti u financua nga William Randolph Hearst, manjati dhe botues amerikan.
Fluturime të shkurtra hulumtuese si këto ishin mënyra se si shkencëtarët dhe hartuesit morën informacion jetik për topografinë e Antarktidës. Deri më sot, nuk ka aeroport në Kontinentin e Bardhë, por ka 50 shirita uljeje dhe pista.
Australia dhe Afrika e Jugut janë vetëm dy nga fuqitë globale me interesa në Antarktidë.