Këtë të martë, Barbados do të bëhet republika më e re në botë.
Kombi ishullor do të largojë Mbretëreshën britanike nga posti i kreut të shtetit dhe drejtimin e vendit do ta marrë presidenti, që do të emërohet.
Ishulli i njohur për plazhet e tij të bukura do ta zëvendësojë nesër Mbretëreshën Elizabeta e Dytë, me përfaqësuesen e saj aktuale, guvernatoren e përgjithshme të ishullit, Sandra Mejson.
Fillimi i një epoke të re shkaktoi debat midis popullatës prej 285,000 banorësh gjatë shekujve të ndikimit britanik, duke përfshirë më shumë se 200 vjet skllavëri deri në vitin 1834.
Barbados pavarësinë e saj përfundimtare e fitoi në vitin 1966.
Tashmë duket se vendi do të braktisë tatalisht të kaluarën e tij koloniale.