Alarmi nga varianti i ri/ Australia mbyll përsëri kufijtë

Bota

Alarmi nga varianti i ri/ Australia mbyll përsëri kufijtë

Më: 29 nëntor 2021 Në ora: 13:43
Australi

Australia ka hequr dorë nga vendimi për të lejuar udhëtimet nga disa vende të botës, për shkak të frikës së shkaktuar nga zbulimi i variantit të ri.

Autoritetet do lejonin hyrjen e emigrantëve dhe studentëve të vaksinuar nga data 1 dhjetor. Kryeminstri Scott Morrison deklaroi që vendimi do shtyhet për shkak të situatës së krijuar në botë.

Autoritetet shëndetësore zbuluan pesë udhëtarë të infektuar me Omicron gjatë ditëve të mëparshme. Qeveria i ka ndaluar dhe qytetarëve të saj daljen jashtë territorit australian. Kjo strategji është përdorur për të mbajtur nën kontroll pandeminë, por ka ndarë dhe shumë familje.

Australia lejon tani vetëm udhëtimet e qytetarëve të vaksinuar plotësisht të Zelandës së Re dhe Singaporit. Komiteti i Sigurisë Kombëtare deklaroi se vendimi u bllokua për të parë efikasitetin e vaksinave dhe ndikimin e virusit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat