Presidenti i Francës dhe princi i kurorës së Arabisë Saudite zhvilluan një telefonatë të përbashkët me kryeministrin e Libanit, gjatë vizitës së zotit Macron në Arabinë Saudite.
Telefonata e së shtunës përfaqëson një gjest të rëndësishëm mes një krize diplomatike e politike, midis Bejrutit dhe Riadit.
Presidenti francez Emmanuel Macron shprehu angazhimin e Francës dhe Arabisë Saudite ndaj Libanit, pavarësisht shqetësimit të Riadit rreth ndikimit të Iranit ndaj Bejrutit.
Zoti Macron tha se gjatë telefonatës, ai dhe Princi i Kurorës Mohammed bin Salman përcollën "një mesazh të qartë se të dy vendet duan të jenë plotësisht të përkushtuara".
Por zoti Macron nuk tha nëse do të revokoheshin masat ndëshkuese të vendosura nga Arabia Saudite ndaj Libanit./VOA