Përplaset minibusi me një kamion në Ukrainë – vdesin 13 persona

Bota

Përplaset minibusi me një kamion në Ukrainë – vdesin 13 persona

Më: 7 dhjetor 2021 Në ora: 16:36
Foto ilustrim

Trembëdhjetë persona kanë humbur jetën pas një përplasjeje mes një minibusi dhe një kamioni në veri të Ukrainës.

Sipas medieve të huaja, shtatë persona të tjerë pësuan lëndime në incidentin që ndodhi në mëngjesin e së martës, tha shërbimi i emergjencës shtetërore të Ukrainës.

Minibusi po udhëtonte nga qyteti i Cherniguiv për në fshatin Borzna, në të njëjtin rajon, kur u përplas me një kamion.

“Si pasojë e aksidentit, 13 persona humbën jetën dhe 7 persona u shtruan në spital me lëndime të shkallës së ndryshme”, thuhet në njoftimin e autoriteteve.

Ende nuk dihet shkaku i aksidentit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat