Mijëra qytetarë janë mbledhur në qytete në të gjithë Australinë për të protestuar kundër vaksinimit të detyrueshem.
Qytetarët pushtuan rrugët në Sidnei dhe në Melburne, për të protestuar kundër futjes së certifikatave të vaksinimit në disa industri.
Një numër i madh njerëzish, mbajti në mënyrë të çuditshme një minutë heshtje për punëtorët e pavaksinuar që kishin humbur punën.
Protestat e organizuara janë pjesë e një dite kombëtare aksioni me mitingje në Queensland, Perth dhe Canberra që gjithashtu nisin të dielën.
Protestuesit në Melburn u panë duke mbajtur pankarta, ku shkruhej "trupi im, zgjedhja ime" dhe "liria nuk ka nevojë për pasaportë". Protestat në Melburn vijnë pasi kryeministri bëri deklaratën e rëndësishme, ku njoftoi rregulla të reja të pandemisë.
Projektligji i ri i jep kryeministrit kompetenca të reja gjithëpërfshirëse, si dhe dënime më të ashpra për shkeljet e shëndetit publik.