Nigeria do të ndalojë fluturimet nga Britania e Madhe, Argjentina, Kanadaja dhe Arabia Saudite, duke i shtuar këto vende në listën e kuqe të shteteve të prekura nga varianti Omicron i COVID-19.
Ministri i aviacionit të vendit, Hadi Sirika, e njoftoi këtë sot, duke shtuar se vendimi vije si përgjigje ndaj shteteve që e bënë të njëjtën gjë me vendin e tij, shkruan Theguardian.
“Ne kemi dhënë informacionin tonë si aviacion se nuk është e pranueshme nga ne dhe rekomandojmë që ato vende, Kanadaja, Britania e Madhe, Arabia Saudite dhe Argjentina të futen gjithashtu në listën e kuqe, ashtu siç bënë në mënyrë të ngjashme me ne”, tha ai.
“Pra, jam shumë i sigurt që nga tani deri të hënën ose ndoshta maksimumi të martën, të gjitha ato vende do të futen në listën e kuqe. Pasi të jenë në listën e kuqe, që do të thotë se janë të ndaluara edhe linjat e tyre ajrore gjithashtu.”
Zyrtarët shëndetësorë në Nigeri njoftuan më 1 dhjetor se kishin identifikuar variantin Omicron te udhëtarët që mbërritën në vendin e tyre në nëntor nga vende të tjera afrikane.
Britania ishte vendi i parë që shpalli “listën e kuqe” të udhëtimit, të cilën Nigeria e ka përshkruar si të padrejtë.