OBSH bën njoftimin me rëndësi për variantin e ri: Është përhapur në 63 vende

Bota

OBSH bën njoftimin me rëndësi për variantin e ri: Është përhapur në 63 vende

Më: 13 dhjetor 2021 Në ora: 10:29
Foto ilustrim

Varianti 'Omicron' është më ngjitës se varianti Delta, bën me dije Organizata Botërore e Shëndetësisë. Ky variant shkakton simptoma më pak të rënda dhe duke i bërë vaksinat më pak efektive.

Omicron është përhapur në 63 vende. Sipas OBSH-së, ende nuk dihet nëse Omicron i shpëton imunitetit të vaksinave.

Sipas të dhënave, Omicron mund të bëhet dominues në vendet ku Delta tashmë është dominues.

Të dhënat nuk janë ende të mjaftueshme për të përcaktuar ashpërsinë e sëmundjes së shkaktuar nga Omicron, edhe nëse për momentin simptomat duken “të buta deri në mesatare” si në pjesën jugore të Afrikës ku u zbulua për herë të parë ashtu edhe në Europë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat