Garda Bregdetare Suedeze po heton për të kuptuar nëse alkooli ka kontribuuar në përplasjen e një anijeje mallrash në Detin Baltik.
Gjatë përplasjes, një anije u fundos ku një person vdiq dhe një tjetër llogaritet ende i zhdukur.
Një qytetar britanik dhe një tjetër kroat janë dërguar në mbajtje sit ë dyshuar për këtë përplasje, sipas Zyrës së Prokurorit Publik të Suedisë.
Kjo zyrë ka thënë që hetimet preliminare rreth vozitjes në gjendje të dehur, dhe neglizhimi i trafikut detar që solli vdekjen e një personi tjetër është ende në fazën e parë të hetimit.