Momenti kur shpërthen bomba e një terroristi në aeroportin e Kolumbisë që la të vdekur dy policë

Bota

Momenti kur shpërthen bomba e një terroristi në aeroportin e Kolumbisë që la të vdekur dy policë

Më: 15 dhjetor 2021 Në ora: 09:39
Foto nga shpërthimi

Një re tymi është filmuar duke u ngritur në ajër, pasi një grup terroristësh aktivizuan një bombë që mbyti dy policë në aeroportin e Kolumbisë.

Zyrtarët policorë të Norte de Santander, David Reyes dhe Willian Bareno, i ishin përgjigjur thirrjes për një shpërthim që mbyti një prej sulmuesve në aeroportin ndërkombëtar Camilo Daza në qytetin pranë kufirit, e kur ata iu afruan një valixhe ndodhi shpërthimi i dytë.

Ministri kolumbian i Mbrojtjes, Diego Molano, tha se shpërthimet ishin shkaktuar nga një grup “terrorist” që operon në qytetin me gjysmë milioni banorë, që është pranë kufirit me Venezuelën dhe shpesh është “strehë” e emigrantëve.

Dilerët e drogës dhe grupet guerile aktualisht janë në luftë për marrjen nën kontroll të qytetit, ku sulme të shumta ndodhin siç ishte ai në aeroport.

Kryetari i këtij qytetit po pritej të ateronte me aeroplan në kryeqytetin e Kolumbisë – Bogota, kur bomba e parë shpërtheu pasi një burrë kishte me vete mjet shpërthyes dhe po mundohej të kalonte rrethojat e aeroportit.

Sulmuesi nuk është identifikuar nga autoritetet, por nga shpërthimi ai mbeti i vdekur në vend. Megjithatë doli se ishte edhe një valixhe tjetër, brenda të cilës gjendej një bombë që ishte fatale për dy policët. 

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat