Janë publikuar pamjet e shpëtimit të dy foshnjave që janë nxjerrë nga rrënojat e një tornadoje javën e kaluar në shtetin amerikan të Kentakit.
Foshnjat ishin futur nga gjyshja e tyre në një banjë për t’i mbrojtur nga era e rrotullueshme. Vaska u shqye nga shtëpia nga stuhia dhe u hodh në kopsht, ku punonjësit e shpëtimit gjetën fëmijët kryesisht të padëmtuar.
Foshnjat u ribashkuan me gjyshen e tyre, para se të dërgoheshin në spital.
Tornadot lanë të paktën 76 njerëz të vdekur në Kentaki javën e kaluar, duke shkatërruar qindra prona.