Rrëzohet aeroplani, të paktën tre të vdekur në Kongo

Bota

Rrëzohet aeroplani, të paktën tre të vdekur në Kongo

Më: 23 dhjetor 2021 Në ora: 16:02
Foto ilustrim

Tre persona humbën jetën në një aksident ajror në provincën lindore të Kivusë Jugore, në Republikën Demokratike të Kongos.

Sipas ministrit provincial të Transportit, Alimasi Malumbi Matija, aeroplani u rrëzua rreth 15 kilometra larg qytetit të Shabunda, duke vrarë dy anëtarë të ekuipazhit dhe një pasagjer. Në aeroplan ishin gjashtë persona dhe mund të ketë të mbijetuar, tha Matthias.

Ai tha gjithashtu se në vendngjarje janë dërguar shërbimet emergjente për të ndihmuar të mbijetuarit dhe për të përcaktuar shkakun e aksidentit.

Siç thuhet, përplasjet e aeroplanëve janë të shpeshta në Kongon lindore dhe të paktën 27 persona kanë humbur jetën në vitin 2019 kur një aeroplan i vogël u rrëzua pranë qytetit me popullsi të dendur Gome.

Reuters raporton se autoritetet kongoleze janë duke u marrë me hetimet dhe së shpejti do të dalin me një raport më të gjerë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat