Në 24 orët e fundit, në Britaninë e Madhe u regjistruan rekord 119.789 raste me koronavirus dhe 147 vdekje.
Sipas Guardian, numri i sotëm i të infektuarve rishtazi është një rritje prej 139 për qind krahasuar me 50.023 raste dy javë më parë.
147 persona të tjerë thuhet se kanë vdekur nga infeksioni koronavirus, krahasuar me 146 vdekje javën e kaluar.
Ministri i Shëndetësisë Sajid Javid tha më herët sot se asnjë masë e re kufizuese nuk do të futet në vend para Krishtlindjes, pavarësisht faktit se mbi 100.000 raste të reja u regjistruan të mërkurën për herë të parë që nga fillimi i epidemisë.