Përhapja e Omicron, kompanitë ajrore ulin numrin e fluturimeve

Bota

Përhapja e Omicron, kompanitë ajrore ulin numrin e fluturimeve

Më: 25 dhjetor 2021 Në ora: 00:09
Foto ilustrim

Miliona njerëz u përballën me një çoroditje të sistemeve të transporteve vigjiljen e Krishtlindjes, pasi përhapja e variantit Omicron bëri që të anulohen mijëra fluturime.

Në Shtetet e Bashkuara, kompanitë “United Airlines” dhe “Delta” anuluan disa qindra fluturime, pasi, sikurse bënë të ditur në njoftimet përkatëse, Omicron ka pasur një impakt direkt tek ekuipazhet.

Në Evropë, kompania gjermane “Lufthansa” deklaroi se po anulonte gjithashtu një dysinë fluturimesh ndëratlantike jo vetëm vigjiljen por edhe ditën e Krishtlindjes për shkak të rritjes së rasteve të infektimit tek punonjësit e saj, përfshirë pilotët.

Anulimet e “Lufthansa” prekën fluturimet drejt destinacioneve amerikane si Hjuston, Boston dhe Uashington.

Në mbarë botën, sipas Organizatës Ndërkombëtare të Aviacionit Civil, janë rreth 50 milionë personat që kanë planifikuar të udhëtojnë me fluturime ndërkombëtare gjatë festës së Krishtlindjes dhe asaj të ndërrimit të viteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat