Përderisa po shëtitnin qentë, dy gra rrahen mes vete, njëra kafshon tjetrën

Bota

Përderisa po shëtitnin qentë, dy gra rrahen mes vete, njëra kafshon tjetrën

Më: 26 dhjetor 2021 Në ora: 14:31
Ilustrim

Një grua, pronare e një qeni, ka kafshuar një grua tjetër në shtetin lindor gjerman të Turingisë, në një përleshje për mënyrën e duhur për të disiplinuar qentë.

Sherri ka ndodhur pasi një 27-vjeçare ka parë një 51-vjeçare duke goditur qenin e saj, sipas policisë.

Gruaja më e re dyshohet se filloi ta këshillojë gruan e vjetër për mënyrën e trajtimit të qenit. Më pas një sherr pasoi ku dy pronaret e qenve përfunduan duke goditur njëra-tjetrën.

Gjatë përleshjes, mësohet se e moshuara është rrëzuar dhe ka vënë dhëmbët në njërin gju të 27-vjeçares, duke shkaktuar një plagosje.

“Qentë vetëm shikonin gjatë përleshjes mes dy grave”, tha policia gjermane, raporton DW

Gruaja do të paraqitet në gjykatë me akuzën e shkaktimit të lëndimit fizik.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat