Era luftë: ShBA nis forcimin e kufijve të Ukrainës

Bota

Era luftë: ShBA nis forcimin e kufijve të Ukrainës

Më: 29 dhjetor 2021 Në ora: 15:52
Foto ilustrim

Edhe pse bisedimet në mes Uashingtonit dhe Moskës u vendosën të mbahen më 10 janar, tensionet ende nuk kanë kaluar dhe trupat ruse vazhdojnë të qëndrojnë kërcënuese në kufirin me Ukrainën.

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur të financojnë projekte ku përfshihet vendosja e pajisjeve të vëzhgimit dhe monitorimit, me qëllimin të forcohen kufijtë që Ukraina ndan me Rusinë dhe Bjellorusinë.

Në akuzë e njejtë vazhdimisht vjen nga Kievi në drejtim të Moskës, se grumbullimi i trupave të saj ka vetëm një synim, e ai është të përgatiten për një ofensivë ndaj Ukrainës.

Rusia zyrtare ka mohuar të ketë planifikuar ndonjë sulm dhe akuzon Kievin e Washingtonin për sjellje destabilizuese.

Ajo këmbëngul nga ana tjetër që të marrë nga perëndimi garanci se NATO-ja nuk do të zgjerohet në lindje. Sipas Shërbimit Kufitar ukrainas, projektet e financuara nga SHBA  janë në vlerë prej 20 milionë dollarësh.

Ato parashikojnë blerjen e sistemeve të regjistrimit dhe dronë, por edhe pajisje të tjera mbrojtëse për rojet kufitare.

Ukraina, që aspiron që një ditë t’i bashkohet Aleancës Veri-Atlantike, ka përfituar një sërë donacionesh nga SHBA-ja që prej vitit 2018, përfshirë municion dhe raketa të tipit Javelin, lëvizje këto që kanë acaruar Moskën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat