Koronavirusi ka shpërthyer brenda një stacioni kërkimor shkencor belg në Antarktidë, pavarësisht se i tërë stafi është vaksinuar.
Rastet pozitive janë regjistruar që nga gjysma e dhjetorit.
Zyrtarët kanë deklaruar se të infektuarit kanë simptoma të lehta dhe se situata nuk është dramatike.
“Të gjithë banorëve të stacionit iu ofrua mundësia e fluturimit më 12 janar. Megjithatë, ata janë shprehur të gatshëm t’i vazhdojnë punimet”, ka deklaruar dikush nga përfaqësuesit e këtij ekipi shkencor.