Shtetet e Bashkuara, shtetet evropiane dhe Japonia, kanë raportuar shifra rekorde të infektimit me koronavirus.
Varianti Omicron vazhdon të përhapet në kohë festash.
Izraeli do të ofrojë dozën e katërt të vaksinës për personat mbi 60 vjeç si dhe për stafin shëndetësor; Afrika e Jugut ka hequr orën policore.
Në disa hulumtime ka dalë se infektimi me Omicron mund të rrisë imunitetin ndaj variantit Delta.