Më shumë se 100 pasagjerë dolën pozitivë në testin për COVID-19, në një fluturim Itali-Indi

Bota

Më shumë se 100 pasagjerë dolën pozitivë në testin për COVID-19, në një fluturim Itali-Indi

Më: 6 janar 2022 Në ora: 18:58
Foto ilustrim

Gjithsej 125 pasagjerë që mbërritën në qytetin verior të Indisë, Amritsar, me një fluturim nga Italia, kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.

Si pasojë, ata do të vendosen në izolim, thanë zyrtarët shëndetësorë.

Siç shkruajnë mediat e huaja, ata ishin në mesin e 179 pasagjerëve në fluturimin nga Milano që u ul në Amritsar të mërkurën pasdite.

India raportoi më shumë se 90,000 raste të enjten – një rritje gati gjashtëfish gjatë javës së kaluar që ekspertët thonë se është nxitur nga varianti Omicron.

Vendi regjistroi 325 vdekje në 24 orët, por vetëm një ka qenë e lidhur me Omicron, thanë zyrtarët.

Raportet thanë se fëmijët dhe foshnjat që udhëtonin në aeroplan ishin të përjashtuar nga testimi për Covid-19.

Ndërkohë që nga 160 pasagjerët e testuar, 125 rezultuan pozitivë për virusin.

Zyrtarët thonë se varianti Omicron është lloji mbizotërues në qytetet indiane dhe si pasojë, duhet të shmangen grumbullimet masive.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat