Të paktën shtatë palestinezë humbën jetën dhe tre të tjerë janë lënduar rëndë pas një përplasjeje mes një kamioni dhe minibusi në Bregun Perëndimor.
Sipas BBC, ende nuk dihet se çfarë e shkaktoi përplasjen që ndodhi të enjten pasdite.
Të dy automjetet i përkisnin palestinezëve, thonë mjekët izraelitë.
Të paktën dy persona mbetën të bllokuar brenda furgonit derisa po vazhdonin përpjekjet e shpëtimit.
Helikopterë mjekësorë dhe ushtarakë u dërguan për të bërë evakuimin e viktimave.
“Kur mbërrita në vendngjarje pashë shumë bujë, disa nga pasagjerët e minibusit ishin të shtrirë në rrugë pa shenja jete, në vendngjarje po punon zjarrfikësit për të shpëtuar të lënduarit e tjerë të bllokuar brenda automjetit”, tha Mila Liani, nga shërbimi vullnetar i reagimit emergjent, Zaka.