Rekord i ri/ Mbi 300 milionë raste me Covid në mbarë botën, rreth 5.5 milionë viktima

Bota

Rekord i ri/ Mbi 300 milionë raste me Covid në mbarë botën, rreth 5.5 milionë viktima

Më: 7 janar 2022 Në ora: 07:50
Ilustrim

Numri i rasteve të konfirmuara me Covid në mbarë botën kaloi shifrën e 300 milionë të infektuarve, sipas të dhënave të mbledhura nga Universiteti Johns Hopkins, ndërsa vdekjet për shkak të komplikimeve të COVID-19 kanë arritur në 5,472,263.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku janë raportuar 58,449,898 infeksione me koronavirus dhe 833,957 vdekje, mbeten vendi më i goditur nga pandemia në botë.

Rastet me Covid dhe vdekjet në Amerikë përfaqësojnë më shumë se 19% të rasteve dhe më shumë se 15% të vdekjeve në mbarë botën.

Vendi i dytë më i goditur për sa i përket rasteve është India (35,109,286 infeksione dhe 482,876 vdekje), e ndjekur nga Brazili (22,328,252 infeksione dhe 619,654 vdekje).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat