​Përveç Ballkanit, Rusia keqpërdor Kombet e Bashkuara edhe në Kazakistan

Bota

​Përveç Ballkanit, Rusia keqpërdor Kombet e Bashkuara edhe në Kazakistan

Më: 10 janar 2022 Në ora: 19:57
Ilustrim

Mediat nga Ballkani kanë raportuar për keqpërdorimin e misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, nga spiunët rusë në Kosovë dhe Bosnje e Hercegovinë. Por, kjo praktikë e keqpërdorimit e Kombeve të Bashkuara së fundi është shfaqur edhe në trazirat në Kazakistan.

Gazetari gjerman Julian Röpcke i gazetës “Bild” ka shkruar se “disa nga ushtarët e CSTO-së të udhëhequr nga Rusia në Almaty, me sa duket pretendojnë të jenë trupa të OKB-së.”

Ai ka publikuar disa fotografi të ushtarëve duke bartur helmeta me mbishkrim UN (Kombeve të Bashkuara), duke keqpërdorur kështu simbolet e OKB-së pasi që aktualisht kjo organizatë nuk ka ndonjë mision ose operacion në Kazakistan.

Në disa fotografi tjera të publikuara në rrjetet sociale këto trupa të cilat mbajnë helmeta të OKB-së, shihen duke përdorur marrë bomba shokuese për t’i përdorur kundër protestuesve, veprim ky i cili e dëmton jashtëzakonisht shumë imazhin e OKB-së. Gjë për të cilën nuk ka pasur akoma ndonjë reagim nga OKB ndaj Rusisë, Kazakistanit dhe trupave të CSTO.

Përdorimi i këtyre simboleve, për të shtypur protestat në Kazakistan është shkelje e konventave ndërkombëtare, përfshirë Konventës së Gjenevës. Vetëm trupat nën zinxhirin komandues të OKB-së mund të mbajnë shenja të OKB-së. Neni 37 (d) i protokollit shtesë të 1977 të Konventës së Gjenevës ndalon “tradhtinë” e përkufizuar si “shtrirje e statusit të mbrojtur nga përdorimi i shenjave, emblemave ose uniformave të Kombeve të Bashkuara”.

Në një postim në rrjetin social “Twitter” eksperti për Evropën Lindore Sergej Sumlenny, ka denoncuar dhunën e trupave ruse të cilat zbarkuan në Kazakistan, për të shtypur protestat atje.

“Ushtarët që flisnin ekskluzivisht rusishte të pastër” vranë protestuesit paqësorë në Almaty me mitraloz, - thanë protestuesit nga Almaty për mediat ruse. “Arritën me mitraloza, ushtarë pa emblemë, flisnin rusisht të pastër dhe filluan të qëllonin. Ne besojmë se ata ishin rusë”.

Sumlenny ka tërhequr një paralel mes pushtimit të Krimesë nga rusët dhe ndërhyrjes në Kazakistan, sipas tij “kjo i jo kujton aneksimin e Krimesë: të njëjtët “burra të vegjël të gjelbër” pa asnjë shenjë apo emblemë që pushtojnë vendin. Nuk është çudi: komandanti i trupave pushtuese ruse në Kazakistan është gjenerali Andrey Serdyukov, i njëjti person që udhëhoqi pushtimin e ushtarëve rusë në Krime.”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat