Tjetër aksident tragjik me autobus, humbin jetën 17 persona

Bota

Tjetër aksident tragjik me autobus, humbin jetën 17 persona

Më: 12 janar 2022 Në ora: 17:11
Foto ilustrim

Aksident tragjik në Afrikën e Jugut. Një përplasje e tmerrshme kokë më kokë ndodhi mes një automjeti fuoristradë Toyota me një autobuz 22-vendësh e për pasojë 17 njerëz humbën jetën dhe 8 të tjerë u plagosën.

Aksidenti i rëndë ndodhi në autostradën N1 në provincën veriperëndimore të Limpopo dje më 11 Janar.

Zëdhënësi i Ministrisë së Transportit dhe Komunitetit bëri thirrje për respektim të rregullave të sigurisë në rrugë pasi shoferi i mjetit Toyota humbi kontrollin pas plasjes së gomës, çka solli përplasjen e tmerrshme me minibusin tip Mercedes Benz.

Në një dekalartë të policisë vendase thuhej: “Autobuzi shpërtheu në flakë dhe 11 pasagjerë mbetën të bllokuar duke u djegur brenda. Shoferi i mjetit fuoristradë gjithashtu u vra në vend. Tetë njerëz i mbijetuan tragjedisë, gjashtë me plagë serioze ndërsa dy me plagë më të lehta”.

E përditshmja afrikano-jugore ‘The Citizen’, tha se aksidenti vjen vetëm disa ditë një tragjedie të ngjashme në të njëjtën autostradë.

Gjashtë njerëz mes të cilëve katër fëmijë kishin vdekur natën e vitit të ri kur një mjet fuoristradë u përplas me një kamion në autostradën N1 pranë Mokopane.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat