​OBSH paralajmëroi se omicron është një variant i rrezikshëm i koronavirusit

Bota

​OBSH paralajmëroi se omicron është një variant i rrezikshëm i koronavirusit

Më: 12 janar 2022 Në ora: 22:54
Foto ilustrim

Varianti omicron, i cili po përhapet me një shpejtësi që bota nuk e ka parë që nga fillimi i pandemisë, mbetet një virus i rrezikshëm edhe nëse shkakton simptoma më të lehta, paralajmëroi sot sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Gebrejesus.

"Megjithëse omicron shkakton simptoma më të buta se delta (varianti dominues deri më tani), ai mbetet një virus i rrezikshëm, veçanërisht për ata që nuk janë vaksinuar," tha Gebrejesus në një konferencë për media.

Omicron, i cili u identifikua për herë të parë në Afrikën Jugore në fund të nëntorit 2021, është përhapur në të gjithë botën dhe një numër i madh njerëzish janë infektuar.

“Më shumë transmetim i virusit do të thotë më shumë shtrime në spital, më shumë vdekje, më shumë njerëz të paaftë për të punuar, përfshirë mësuesit dhe punonjësit e shëndetësisë. Ekziston gjithashtu rreziku i shfaqjes së një lloji të ri që mund të jetë më i lëvizshëm dhe më vdekjeprurës se omicron”, paralajmëroi Gebrejesus.

Një zyrtar tjetër i organizatës, Michael Ryan, deklaroi në të njëjtën konferencë për media se koronavirusi “nuk është një sëmundje e lehtë”, por një sëmundje që mund të parandalohet me vaksina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat