Autoritetet iraniane kanë ekzekutuar dy homoseksualë të dënuar për sodomi, të cilët kanë qenë në pritje të dënimit me vdekje për gjashtë vjet, tha një grup aktivistësh për të drejtat e njeriut.
Homoseksualizmi është i paligjshëm në Iran, i cili konsiderohet si një nga vendet më represive ndaj komunitetit LGBTI.
Merdad Karimpour dhe Farid Mohamadi u dënuan me vdekje për "marrëdhënie seksuale të detyruar midis dy burrave" dhe u varën në një burg në qytetin Maraga, në veriperëndim të vendit, rreth 500 kilometra nga Teherani.
Dy burra të tjerë u ekzekutuan në të njëjtin qytet korrikun e kaluar me të njëjtat akuza, tha Grupi i Aktivistëve të të Drejtave të Njeriut.
Në Iran, 299 persona u ekzekutuan vitin e kaluar, duke përfshirë katër të dënuar për krime të kryera si fëmijë. Në vitin 2021, 85 persona u dënuan me vdekje në Iran.
Sipas ligjit iranian, krimet që mund të çojnë në dënimin me vdekje përfshijnë sodomi, përdhunim, tradhti bashkëshortore, grabitje me armë dhe vrasje.