Rusia mund të pushtojë Ukrainën brenda pak ditësh ose javësh, por ende mund të vendosë për një rrugë diplomatike, deklaroi sot Jake Sullivan, këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë.
Një veprim i mundshëm rus mund të përfshijë aneksimin e rajonit ukrainas të Donbasit, sulmet kibernetike ose pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës.
Kështu tha ai për programin ABC News "This Week", raporton Reuters.
Sullivan vuri në dukje se aksioni ushtarak rus kundër Ukrainës mund të pasojë që nesër dhe mund të zgjasë për disa javë.