8 të vdekur dhe rreth 20 të lënduar pas një aksidenti në Kankun

Bota

8 të vdekur dhe rreth 20 të lënduar pas një aksidenti në Kankun

Më: 8 shkurt 2022 Në ora: 07:57
Foto ilustrim

Tetë persona kanë vdekur dhe të paktën 20 janë lënduar pasi një autobus në Kankun është përplasur me një kamion.

Brenda autobusit ishin 30 pasagjerë.

Sipas një raporti paraprak, autobusi po shkonte nga Merida, Jukatan, për në Kankun, Quintana Roo, kur u përplas me një kamion ndërtimi rreth orës 11:00 në komunën Quintana Roo të Lazaro Cardenas.

Autoritetet thanë se pesë burra dhe tre gra ishin në mesin e viktimave.

Shoferi, i cili u plagos dhe po shërohet në një spital lokal, është shkarkuar nga puna.

Të plagosurit përfshinin një shtetas francez të rritur dhe një fëmijë katërvjeçar që udhëtonte me individin dhe pësoi lëndime në kokë dhe në brinjë, shkruan DailyMail.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat