Manovrat ushtarake ruso-bjelloruse në Ukrainë, Zelensky i quan presion psikologjik

Bota

Manovrat ushtarake ruso-bjelloruse në Ukrainë, Zelensky i quan presion psikologjik

Më: 10 shkurt 2022 Në ora: 12:12
Ilustrim

Rusia dhe Bjellorusia nisën sot manovrat e përbashkëta të planifikuara ushtarake, që kanë ngritur shqetësimin e vendeve perëndimore nga frika se Moska po planifikon një përshkallëzim të madh të konfliktit në Ukrainë.

Ministria ruse e Mbrojtjes konfirmoi në një deklaratë fillimin e manovrave në Bjellorusi (të quajtura ”Union Resolve 2022”), të planifikuara për të vazhduar deri më 20 shkurt, të cilat do të fokusohen në “shtypjen dhe zmbrapsjen e agresioneve të jashtme”, raporton atsh.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i quajti sot manovrat e përbashkëta ushtarake të nisura nga Rusia dhe Bjellorusia përgjatë kufirit të ish-republikës së tij Sovjetike si “një presion psikologjik”.

“Dislokimi i forcave në kufi është presioni psikologjik i fqinjëve tanë. Sot kemi fuqi të mjaftueshme për të mbrojtur vendin tonë me nder”, theksoi Zelensky në një deklaratë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat