Është shembur një ndërtesë në veriperëndim të Sirisë, ku vdiq një grua dhe tre fëmijët e saj, ndërsa burri i saj dhe tre fëmijët e tjerë mbijetuan.
Këtë e konfirmuan grupi opozitar i Mbrojtjes Civile Siriane, të cilët bënë të ditur se shembja e ndërtesës ndodhi mbrëmë në skajin jugor të qytetit të Idlib të Siria, shkruan AP.
Mbrojtja Civile Siriane, e njohur gjithashtu si “Helmetat e Bardha”, tha se operacionet e shpëtimit në ndërtesën dykatëshe zgjatën rreth katër orë.
Nëna dhe një nga fëmijët e saj u nxorrën të vdekur nga shpëtimtarët, ndërkaq dy fëmijët e tjerë vdiqën pasi u nxorrën, si pasojë e plagëve të marra.
Më vonë gjatë natës, babai dhe tre fëmijët e tjerë u nxorën të gjallë dhe u dërguan në spital për mjekim.