Edhe dy shtete u bëjnë thirrje shtetasve të tyre të largohen menjëherë nga Ukraina

Bota

Edhe dy shtete u bëjnë thirrje shtetasve të tyre të largohen menjëherë nga Ukraina

Më: 11 shkurt 2022 Në ora: 22:54
Ukrainë

Situata alarmante mes Rusisë e Ukrainës ka bërë që SHBA-të të bëjnë një paralajmërim që sulmet ruse mund të fillojnë këto ditë. Përveç SHBA-së, Britanisë edhe Greqia u ka bërë thirrje shtetasve grekë që ndodhen në Ukrainë që të kthehen në vendin e tyre.

Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë ka njoftuar se qytetarët grekë që ndodhen në Ukrainë ose që udhëtojnë drejt vendit duhet të këshillohen dhe të mbajnë kontakte me ambasadën në Kiev.

Po ashtu edhe Izraeli ka kërkuar nga shtetasitë izraelitë që të largohen nga Ukraina dhe t’i shmangin qendrat e tensionit.

Ndryshe, Shtetet e Bashkuara të Amerikës besojnë se Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka vendosur të pushtojë Ukrainën javën e ardhshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat