Trump flet për krizën në Ukrainë

Bota

Trump flet për krizën në Ukrainë

Më: 13 shkurt 2022 Në ora: 08:17
Donald Trump

Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, tha se presidenti rus Vladimir Putin mori kurajë për të pushtuar Ukrainën, pasi pa tërheqjen e amerikanëve nga Afganistani.

“Tani jemi në një pozitë shumë të keqe. Mendoj se ambicia e Putinit është rritur shumë, mendoj se ai donte të negocionte fillimisht, por kur pa tërheqjen tonë nga Afganistani, atë tërheqje të turpshme që bëmë, me 85 miliardë pajisje që lamë pas dhe viktimat që u regjistruan, u bë i guximshëm”, tha Trump për “Fox and Friends Weekend”.

“Këto gjëra nuk do të ndodhnin nëse do të isha unë ende President. Unë e njihja mirë Putinin, e kam sanksionuar më shumë se kushdo tjetër. Askush nuk është treguar i fortë me Rusinë, por unë dhe Putin e respektonim njëri-tjetrin”, shtoi Trump.

Në lidhje me telefonatën Biden-Putin, Donald Trump u shpreh: “Nuk besoj se do të bindet Putin nga një telefonatë”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat