ShBA: Rusia po dërgon më shumë trupa në kufirin me Ukrainën

Bota

ShBA: Rusia po dërgon më shumë trupa në kufirin me Ukrainën

Më: 17 shkurt 2022 Në ora: 12:39
Ilustrim

Qeveria amerikane e quajti të rremë njoftimin e Rusisë se kishte tërhequr pjesërisht trupat e saj për të reduktuar përshkallëzimin e krizës në Ukrainë.

“Ditët e fundit, Rusia ka rritur praninë e saj përgjatë kufirit ukrainas me rreth 7 mijë ushtarë, ku disa kanë arritur sot”, theksoi një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë, raporton atsh.

“ShBA tani e dinë se njoftimi i Rusisë për një tërheqje të pjesshme ishte i rremë”, tha zyrtari në një konferencë për gazetarët në Uashington.

Moska ka thënë se është e hapur për një zgjidhje diplomatike.

“Por, çdo tregues që kemi tani është se, ndërsa rusët flasin publikisht për uljen e përshkallëzimit, nga ana tjetër mobilizohen për luftën”, tha zyrtari.

“Mund të ketë gjithashtu më shumë pretendime të rreme ruse, përfshirë pretendimet e pabaza se ShBA dhe Ukraina po zhvillojnë armë biologjike ose kimike”, theksoi zyrtari.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat