SHBA: Rusia po dëshiron të gjejë justifikim për ta pushtuar Ukrainën

Bota

SHBA: Rusia po dëshiron të gjejë justifikim për ta pushtuar Ukrainën

Më: 18 shkurt 2022 Në ora: 00:15
Rusia ka thënë se pretendimet janë “të pabazuara” dhe akuzoi ShBA-në për nxitje të tensioneve

Rusia është duke u përgatitur për të fabrikuar një arsye që të pushtojë Ukrainën dhe ta sulmojë në ditët e ardhshme, ka thënë ShBA-ja.

Të enjten, presidenti Joe Biden ka thënë se një aksion ushtarak mund të fillojë menjëherë, por theksoi se një zgjidhje diplomatike vazhdon të jetë e mundshme.

Zyrtari i tij më i lartë i politikës së jashtme listoi disa mënyra që Moska mund të gjejë justifikim për një sulm.

Nga ana tjetër, Rusia ka thënë se pretendimet janë “të pabazuara” dhe akuzoi ShBA-në për nxitje të tensioneve.

Ajo, në mënyrë të vazhdueshme, ka mohuar se ka ndonjë plan për të pushtuar fqinjin perëndimor. Moska po insiston se është duke i larguar trupat nga kufiri me Ukrainën, por ky pretendim është kontestuar ashpër nga fuqitë perëndimore, shkruan BBC-ja.

“Ne kemi arsye që të besojmë se ata janë duke u angazhuar për një operacion të rremë që të kenë justifikim për të hyrë brenda territorit”, u tha Biden gazetarëve jashtë Shtëpisë së Bardhë.

Një operacion i rremë është një sulm i sajuar që një vend organizon kundër interesave të tij për të justifikuar një hakmarrje. Shtetet e Bashkuara kanë thënë prej javësh se një drejtim i tillë i gabuar është pjesë e planeve të Rusisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat