Udhëheqësit botërorë kanë filluar t’i drejtohen një konference vjetore të sigurisë në Mynih, e cila filloi pak kohë më parë. Siç mund ta imagjinoni, kriza Rusi-Ukrainë është në krye të agjendës.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres ka thënë se do të ishte “katastrofike” nëse situata do të përshkallëzohej në një luftë, shkruan BBC.
“Me një përqendrim të trupave ruse rreth Ukrainës, jam thellësisht i shqetësuar për tensionet e rritura dhe shtimin e spekulimeve për një konflikt ushtarak në Evropë”, tha Guterres.
“Nëse kjo do të ndodhte, “do të ishte katastrofike”, paralajmëroi ai.
“Nuk ka alternativë ndaj diplomacisë”.