Presidenti rus Vladimir Putin dhe aleati i tij bjellorus, Aleksandër Lukashenko kanë zgjatur stërvitjet ushtarake të cilat ishin paraparë të përfundonin të dielën.
Për këtë arsye, Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinkn theksoi se situata në Ukrainën lindore është duke u përkeqësuar pasi Rusia po mban 30,000 trupa në Bjellorusi.
Ky veprim ka shtuar frikën se Rusia planifikon pushtimin e Ukrainës, e cila ndan një kufi të gjatë me Bjellorusinë.
Udhëheqësit perëndimorë kanë akuzuar Moskën se po kërkon një pretekst për të dërguar trupa, shkruan BBC, përcjell "Bota sot".
Megjithatë, Rusia ka mohuar se planifikon të pushtojë fqinjin e saj.
Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken tha se zgjatja e stërvitjeve ushtarake tregon se bota është në prag të luftës.
Korrespondentja e BBC-së për Evropën Lindore, Sarah Rainsford tha se njoftimi - i bërë nga ministria e mbrojtjes së Bjellorusisë - është një tjetër sinjal i fortë se Rusia nuk është e gatshme të tërhiqet nga qëndrimi i saj për Ukrainën.
![Image](/media/botasot.info/images/2022/February/20/auto__123323637_russia_troop_positions_20feb_2x640map-nc1645372168.png)