Ekipet e shpëtimit kanë gjetur një trup të karbonizuar në anije në një kabinë kamioni në hambarin e anijes “Euro Ferry Olimpia”, e cila u përfshi nga flakët dy ditë më parë në ngushticën e Korfuzit.
Ende nuk dihet se kujt prej 11 të zhdukurve, shtatë bullgarëve, tre grekëve dhe një turku i përket trupi i gjetur.
Mësohet se ekipet e shpëtimit mundën të hynin para pak minutash në hambarin numër tre të anijes, ku edhe gjetën trupin e karbonizuar.
Ende nuk dihet fati i 10 të tjerëve, ndërsa shpresohet që të gjenden gjallë.
Rreth orëve të para të mëngjesit të kësaj të diele një shofer kamioni nga Bjellorusia u gjet i gjallë në fundin e anijes.
Shoferi vetëm 21 vjeç i zbriti vetë shkallët për të dalë nga trageti dhe fjalë e tij të para ishin “ më thoni që jam gjallë”. Ai u dërgua në spital për ekzaminime por mjekët thanë se nuk ka asnjë problem me shëndetin.