Frika nga pushtimi i Ukrainës, OKB thërret mbledhje urgjente

Bota

Frika nga pushtimi i Ukrainës, OKB thërret mbledhje urgjente

Nga: A.M. Më: 22 shkurt 2022 Në ora: 01:45
Foto ilustrim

Me kërkesë të ukrainasve, Këshilli i Sigurimit të OKB-së pritet të mbajë një mbledhje urgjente sonte në orën 3 të mëngjesit (me kohën tonë lokale) i kanë thënë CNN dy diplomatë të OKB-së, transmeton “Bota sot”.

Kjo do të jetë një mbledhje e hapur ku të gjitha vendet anëtare – ku pritet që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të bëjnë deklarata e tyre.

“Ne mbështesim thirrjen e Ukrainës për një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Këshilli i Sigurimit duhet të kërkojë që Rusia të respektojë sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, një shtet anëtar i OKB-së”, tha ambasadorja e SHBA në OKB Linda Thomas-Greenfield.

“Veprimet e Kremlinit sot janë një refuzim i përgjithshëm i marrëveshjeve të Minskut dhe një shkelje e Rezolutës 2202 (2015) të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Njoftimi i Rusisë nuk është asgjë më shumë se teatër, i krijuar si pretekst për një pushtim të mëtejshëm të Ukrainës", tha ajo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat