Rusia paralajmëron hakmarrje pas bllokimit të gazsjellësit Nord Stream 2

Bota

Rusia paralajmëron hakmarrje pas bllokimit të gazsjellësit Nord Stream 2

Më: 22 shkurt 2022 Në ora: 15:33
Dmitry Medvedev

Ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev, reagoi pas vendimit të Gjermanisë për ndalimin e certifikimit të gazsjellësit Nord Stream 2. Ai paralajmëroi se evropianët së shpejti do të paguajnë nga 2 mijë euro për 1 mijë metra kub të gazit natyror.

“Mirë se vini në botën e re guximtare ku evropianët së shpejti do të paguajnë 2 mijë euro për 1 mijë metra kub të gazit natyror”, shkroi Medvedev në Twitter, që dikur ka qenë  edhe kryeministër i Rusisë, ndërsa tani ka rolin e zv.presidentit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Rusi.

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, njoftoi se ky vend do të pezullojë për një periudhë të caktuar vënien në punë të gazsjellësit Nord Stream 2 për shkak të aktiviteteve të fundit të Rusisë në Ukrainën lindore.

Sipas mediave gjermane, Scholz tha sot se për shkak të njohjes ruse të Donetskut dhe Luhanskut, vendimi për certifikimin e gazsjellësit ruso-gjerman do të mbetet në pritje. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat