Ambasadorja italiane në Australi ka gjetur vdekjen pasi dyshohet se ka rënë nga ballkoni në qytetin e saj të lindjes.
Mediat italiane, bëjnë me dije se ambasadorja Francesca Tardioli është gjetur e vdekur jashtë një shtëpie në Foligno, në veri të Romës.
Mësohet se ajo kishte shkuar për pushime.
Bëhet e ditur se vdekja e saj është duke u hetuar, ndërsa në lidhje me ngjarjen ka reaguar edhe ambasadorja e Australisë në Itali, Margaret Twomey.
“Lajm tronditës për ndarjen nga jeta të ambasadores Francesca Tardioli. Mike e dashur. Kolege brilante. Diplomate shumë e respektuar”, shkroi ajo në Twitter