Kryediplomati ukrainas: ShBA-ja na premtoi më shumë armë

Bota

Kryediplomati ukrainas: ShBA-ja na premtoi më shumë armë

Më: 23 shkurt 2022 Në ora: 01:20
Dmytro Kuleba

Ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba e ka përshkruar këstin e sanksioneve të Joe Biden kundër Rusisë si një “lëvizje të parë” të fortë.

Kuleba, i cili pati një takim me presidentin amerikan të martën, tha për Fox News se ai kishte siguruar gjithashtu një premtim për më shumë armë nga zyrtarët amerikanë, shkruan BBC.

Por, ai shtoi se Ukraina nuk po kërkon çizmet e SHBA në terren për të menaxhuar krizën.

Sot shumë fuqi botërore kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat