Ukraina u ka bërë thirrje qytetarëve të saj që të largohen menjëherë nga Rusia, dhe të mos e vizitojë asnjë ukrainas Rusinë, transmeton Reporteri.net.
“Ministria e Jashtme rekomandon qytetarët e Ukrainës të përmbahen nga çdo lloj udhëtimi në Rusi, dhe ata që ndodhen aktualisht atje, të largohen menjëherë nga territori i saj”, thuhet në deklaratën e tyre, raporton BBC.
Aty po ashtu thuhet se “intensifikimi i agresionit rus kundër Ukrainës”, do të thotë se nuk është në gjendje t’i ofrojë ndihmë konsullore për ukrainasit në Rusi.