SHBA tregon a do të hyjë në luftë me Rusinë, nëse e pushton Ukrainën

Bota

SHBA tregon a do të hyjë në luftë me Rusinë, nëse e pushton Ukrainën

Më: 23 shkurt 2022 Në ora: 23:23
Foto ilustrim

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, ka përsëritur se SHBA-ja nuk do të hyjë në luftë me Rusinë, edhe nëse ajo kryen një pushtim të plotë të Ukrainës.

“Ne nuk do të jemi në një luftë me Rusinë apo vendosjen e trupave ushtarake në terren në Ukrainë, duke luftuar Rusinë,” tha ajo.

Një gazetar pyeti nëse kjo qëndron edhe nëse Rusia “merr të gjithë Ukrainën”, ajo u përgjigj:

“Kjo është disa hapa më poshtë, por ajo që do t’ju them është se presidenti ka qenë kristal i qartë dhe i qëndrueshëm – ai nuk po dërgon trupa amerikane në Ukrainë.”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat