Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky.
Biden tha se e dënon sulmin rus mbi Ukrainën.
“Unë e dënova këtë sulm të paprovokuar dhe të pajustifikuar nga forcat ushtarake ruse. E informova atë për hapat që po ndërmarrim, duke përfshirë edhe Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”.
Zelensky i ka kërkuar Bidenit që t’ju bëjë thirrje liderëve të botës që të flasin qartë kundër agresionit flagrant të Presidentit Putin dhe të qëndrojnë me popullin e Ukrainës.