Ushtria ruse sulmoi Ukrainën nga Bjellorusia, CNN publikon pamjet e hyrjes së tankeve

Bota

Ushtria ruse sulmoi Ukrainën nga Bjellorusia, CNN publikon pamjet e hyrjes së tankeve

Më: 24 shkurt 2022 Në ora: 09:16
Foto ilustrim

Ekipet e CNN ishin dëshmitarë derisa po raportonin live, ku trupat ruse me mjete të rënda përfshirë tanke e autoblinda futen në Ukrainë përmes Bjellorusisë.

Videoja që u transmetua live është realizuar në Senkivka, Ukrainë, ku shihen trupat ruse duke kaluar përmes Veselvoka të Bjellorusisë, transmeton Telegrafi.

Një kolonë e gjatë e trupave ruse u panë duke hyrë në Ukrainë rreth orës 6:48 sipas kohë lokale. Megjithatë deri më tani raportohet se si pasojë e sulmeve të forcave ruse mbi qytetet ukrainase kanë humbur jetën të paktën tetë civilë. 
 

 

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat