Shumë foto po qarkullojnë nëpër rrjetet sociale, duke treguar pamjet se në çfarë gjendje janë banorët e Ukrainës. Pamjet janë të frikshme sepse lufta ka prekur pothuajse secilën pjesë të Ukrainës.
Dëshpërimi është i madh, njerëzit kanë filluar të largohen nga qytetet e tyrë në drejtime të panjohura, e shumë prej tyre edhe po e lëshojnë shtetin e Ukrainës.
Një ndër fotot që ka prekur shumë njerëz është edhe ajo e një gruaje me vajzën e saj, që presin të dëshpëruara në një stacion treni ndërsa përpiqen të largohen nga Kievi.
![Image](/media/botasot.info/images/2022/February/24/auto_treniii1645707185.jpg)