Kryministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, ka shkruar në një postim se diktatori Putin nuk do e ketë mundësinë që ta nënshtroj popullin ukrainas.
“Dhe nëse muajt në vazhdim janë të zymtë dhe flaka e lirisë digjet e ulët, unë e di se do të flakërojë përsëri në Ukrainë, sepse me gjithë bombat, tanket dhe raketat e tij nuk besoj se diktatori rus do të nënshtrojë ndonjëherë ndjenjën kombëtare", ka shkruajtur Johnson.
Ndër të tjera Johnson theksoi se shtetet e evropës duhet ta largojnë ndikimin e Rusisë, përmes heqjes së varësisë ndaj naftës dhe gazit rus.
"Ne kolektivisht duhet ta heqim varësinë nga nafta dhe gazi rus që për një kohë të gjatë i ka dhënë Putinit kontrollin e tij në politikën perëndimore", ka shkruar Johnson.