Kryeministrja e Zelandës së Re shqyrton dëbimin e ambasadorit rus nga vendi

Bota

Kryeministrja e Zelandës së Re shqyrton dëbimin e ambasadorit rus nga vendi

Më: 25 shkurt 2022 Në ora: 07:45
Jacinda Ardern

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern ka thënë se po shqyrton dëbimin e ambasadorit rus nga vendi.

Dëbimi qëndron në grupin e opsioneve që e ka çdo vend”, tha Ardern gjatë një konference për media.

Megjithatë, ajo tha se nuk ishte një vendim i lehtë për t’u marrë, shkruan BBC.

Të enjten, Zelanda e Re vendosi ndalim udhëtimi për zyrtarët e qeverisë ruse të lidhur me pushtimin, pezulloi konsultimet dypalëshe të ministrisë së jashtme me Rusinë dhe ndaloi eksportin e mallrave për forcat ushtarake dhe të sigurisë ruse.

Tutje, Ardern bëri thirrje për ndërprerjen e menjëhershme të operacioneve ushtarake dhe tërheqjen e përhershme të forcave ruse për të shmangur “një humbje katastrofike dhe të pakuptimtë të jetërave të pafajshme”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat