Derisa ukrainasit vendosen për një natë tjetër të gjatë mes pushtimit të Rusisë, aleatët perëndimorë janë zotuar të dërgojnë armë shtesë për të mbështetur mbrojtjen e Ukrainës.
Departamenti Amerikan i Shtetit tha se do të dërgojë 350 milionë dollarë (261 milionë funte) armë – duke përfshirë raketat antitank Javelin, sistemet kundërajrore dhe parzmoret e trupit.
Qeveria gjermane tha se do të furnizonte Ukrainën me 1000 granatahedhës antitank dhe 500 raketa tokë-ajër Stinger në mënyrë emergjente.
Holandezët njoftuan vendosjen e 50 armëve antitank Panzerfaust-3 dhe 400 raketa, shkruan BBC, përcjell “Bota sot”.
Të dy vendet thuhet gjithashtu se po shqyrtojnë dërgimin e një sistemi të përbashkët të mbrojtjes ajrore Patriot në një grup luftarak të NATO-s në Sllovaki.
Më herët, NATO filloi të vendoste më shumë nga forcat e saj në Evropën Lindore "për t'iu përgjigjur shpejt çdo rasti"./BS