Vjen reagimi nga SHBA pas urdhrit të Putinit për lëvizjen bërthamore

Bota

Vjen reagimi nga SHBA pas urdhrit të Putinit për lëvizjen bërthamore

Nga: M.H. Më: 27 shkurt 2022 Në ora: 15:25
Foto ilustrim

Shtetet e Bashkuara i janë përgjigjur urdhrit të Presidentit Putin për vendosjen e forcave bërthamore të Rusisë në një gjendje gatishmërie "të veçantë".

Lëvizja e bën më të lehtë lëshimin e armëve por korrespondenti ynë i sigurisë Gordon Corera tha se kjo ishte një mënyrë që Rusia t'i dërgonte një paralajmërim NATO-s, në vend që të sinjalizonte një qëllim për t'i përdorur ato, shkruan BBC, përcjell “Bota sot”.

Ambasadorja e SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Linda Thomas-Greenfield, e quajti lëvizjen "të papranueshme" në një intervistë për CBS Neës.

"Kjo do të thotë se presidenti Putin po vazhdon të përshkallëzojë këtë luftë në një mënyrë që është krejtësisht e papranueshme dhe ne duhet të vazhdojmë t'i frenojmë veprimet e tij në mënyrën më të fortë të mundshme," tha ajo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat