Ambasada e Kinës do të evakuojë qytetarët e saj nga Ukraina

Bota

Ambasada e Kinës do të evakuojë qytetarët e saj nga Ukraina

Më: 1 mars 2022 Në ora: 06:22
Foto ilustrim

Ambasada kineze në Ukrainë tani ka nisur të evakuojë qytetarët e saj nga Ukraina.

Ambasada tha se grupi i parë i organizuar u largua dje, teksa raportohet se të njëjtit ishin studentë kinezë nga Kievi që shkonin për në Moldavi, shkruan BBC.

Fakti që Kina po evakuon vetëm qytetarët e saj tani mund të nënkuptojë disa gjëra.

Një mundësi është që Pekini fillimisht mendoi se ishte e rëndësishme të mos shqetësonte Rusinë para kohe. Një tjetër, që Kina mund të kishte menduar se Rusia do ta merrte Ukrainën aq shpejt sa nuk do të kërkonte largimin e njerëzve. Dhe një mundësi tjetër më shqetësuese është se Kina ka llogaritur se pushtimi i Rusisë do të përkeqësohet shumë” shkruan BBC.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat